Belul Bajrami: Komuniteti Shqiptar në Kantonin e Neuchatelit i përfaqësuar në shumë nivele (Video)


Agja lul site
Neuchatel, me 16 dhjetor 2015

Kryetari i Komunitetit Shqiptar në Kantonin e Neuchatelit dhe Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Komunës së Latenit, Belul Bajrami në një intervistë ekskluzive për Radio Televizionin Syri Blue, thotë se Komuniteti Shqiptar në Kantonin e Neuchatelit është i përfaqësuar në shumë nivele në këtë kanton. Beluli i fton të gjithë shqiptarët që jetojnë në Kantonin e Neuchatelit që të integrohen dhe ekspozohen në shoqërinë e këtij vendi sepse vendi dhe institucionet i ofrojnë mundësitë.

“Komuniteti Shqiptar i Neuchatelit si gjitha komunitetet dhe në Kantonet e Zvicrës, kemi edhe ne kërkesat tona. Si komunitet mendojmë që e kemi bërë atë hapin e parë drejt angazhimit dhe integrimit në komunën dhe Kantonin ku jemi. Jemi munduar me çdo kusht të avancohemi, tek e fundit ne ta kërkojmë atë çfarë ata kanë mundësi më na dhënë. Nuk jemi keq, sigurisht se ka rrugë, arsye dhe mundësi më të mëdha për me qenë më afër me integrimin. Si Komunitet shqiptar, kemi edhe probleme të integrimit. Kemi njerëz që gjithmonë që veprojnë në formën e vjetër, janë të mbyllur në vete. Neve si udhëheqes të komunitetit, mundohemi që me çdo kusht që në forma të ndryshme organizative si në kuadër të politikës ditore, si në aktivitetet kulturore dhe sportive ti bëjmë bashkë njerëzit tanë dhe tek e fundit të tregojmë se cilat janë vlerat, se me tregimin e vlerave veç e avancon veten dhe je më i mirëpritur”, thotë Beluli.

Ai thotë se megjithatë ka edhe njerëz që janë të mbyllur dhe nuk integrohen, por edhe se nuk jepet mundësia.

“Ndonjëherë janë të dyja nga pak, se rrinë me njerëzit e vet dhe ndonjëherë politika ditore nuk na e mundëson, d.m.th Ksenofobia, Racizmi janë evidente si në të gjitha vendet. Ne si Kanton jemi më liberal se kantonet gjermanofolëse, por në anën tjetër shihet dhe preket çështja e integrimit, sidomos të të rinjtë. Në shkolla kemi raste të mjaftueshme që fëmijët e tanë nuk konsiderohen sikur një tjetër dhe ne si prindër u themi fëmijëve tanë që duhet punuar dy herë më shumë me e arritur nivelin që e ka tjetri. Vetëm me punë mund të tregojmë se kemi vlera dhe dëshiron të shkosh atje ku e ke synimin”, deklaron kryetari i Komunitetit Shqiptar në Kantonin e Neuchatelit, Belul Bajrami.

Ai thotë se bëhet dallim midis fëmijëve vendas dhe atyre të huaj.

“E para është emri. Në momentin që e sheh se ti e ke emrin Belul ose Nazif ose Burim, kjo është një parametër dhe tregues se nuk je prej këtu. E dyta, kohëve të fundit është bërë një model special religjioni. Ne shumica e shqiptarëve jemi të konfeksionit mysliman dhe kjo e prek këtë të dytën. E treta kemi probleme që fëmijët tanë varet se prej cilit rreth vijnë, prej vendit ku vijnë, na është imponuar ose e kemi marr me veti një formë të kulturës të ngritjes së kapacitetit, edhe ajo mungon ndonjëherë. Të gjitha këto bëhen bashkë dhe automatikisht ia mbyll rrugën ndonjëherë integrimit aty ku duhet. Gjithmonë gurin e gjuaj te vetja, se nëse unë nuk e njohë vetveten si do shkoj të ia imponoj të tjetrit, ti tregoj që ky jam unë. Këtu është ai aksenti që duhet të bëhet një kërkesë brenda vet komunitetit, që po që se e kemi shkollën shqipe, njerëzit duhet më e kuptuar drejtë se po që se fëmija i tij e flet gjuhën shqipe mirë, në mënyrë automatike ka me e folë frëngjishten mirë. Si prindër duhet ta kuptojmë drejt, po që se fëmija i njeh të dyja kulturat në mënyrë paralele, shumë më lehtë e ka më e përfaqësuar kulturën e tretë”, theksoi Bajrami. Bajrami thotë se dhënë mundësia që të ndiqet edhe mësimi në gjuhën shqipe dhe kjo mundësi duhet shfrytëzuar.

“Interesi është i përbashkët. Kantoni i Neuchatelit na i ka dhënë mundësitë, se ne politikën ditore të Neuchatelit është integrimi, është në kulminacion. Nuk është e rastit që Neuchateli si qytet është model Europian i integrimit, merret si qytet model Evropian. Neve duhet më e kuptuar pak më mirë, pak më ndryshe nuk duhet më e anashkaluar kulturën tonë, vlerat çfarë ne i kemi, gjuhën të cilën e kemi se gjuha shqipe është një gjuhë shumë e bukur se nëse e flet gjuhën shqipe bukur shumë më lehtë mund ta flasësh edhe gjermanishten. Shqiptarët duhet me e kuptuar drejt se po që se fëmija shkon në shkollë shqipe, nuk do ta humb rrugën në mes të livadhit. Krenarinë duhet ta mbajmë, por duhet ta kanalizojmë aty ku duhet, jo ku nuk duhet të mos i humbim energjitë aty ku sduhet”, thekson kryetari i Komunitetit Shqiptar në Kantonin e Neuchatelit, Belul Bajrami.

Ai thotë se si komunitet janë të angazhuar në shumë nivele.

“Si komunitet jemi të angazhuar në shumë nivele. Është një arritur shumë e madhe që fal punës disavjeçare kemi arritur që në nivel të politikës ditore ti kemi 7-të përfaqësues ose parlamentar komunal, njëri prej tyre jam edhe unë. Kërkesa shqiptare gjithmonë ka qenë që të imponohemi në shoqërinë e vendit dhe filozofia që ne e ndjekim atje është të ekspozohemi sa më shumë në politikën ditore, por edhe në politikat sportive, në nivel të kulturës dhe të gjitha. Shqiptarë nuk qëndrojnë keq në Neuchatel. Kemi shtatë përfaqësues të partive të ndryshme dhe është interesante se para dy vitesh kemi pasur një kryetar komune shqiptar, të gjeneratës së dytë që ka qenë deputeti më i ri në historinë e kantonit si 21 vjeçare që ka qenë i anës së Istogut. Unë jam Nënkryetar i Kuvendit në Komunën e Latenit. Është një pozitë politike që nuk duhet ta anashkalojmë. Kjo ka ardhur si rrjedhojë e punës se shqiptarët e Neuachatelit janë interesuar të integrohen, kanë shkelur aty ku duhet dhe njerëzit na e kanë ofruar këtë mundësi, gjithmonë me veprimet tona. Në nivel të sportit jemi të përfaqësuar me klubin FC Kosova dhe ka qenë interesant se çdo vjet kemi kaluar nga një ligë dhe nga Liga e 5-të kemi ardhur në Ligën e dytë, një pozitë e lakmueshme në nivelin e sporit. Kemi treguar se shqiptarët kanë vlera dhe interes që të ekspozohen në vendin ku jetojnë, jo vetëm pse jemi shqiptarët por sepse dëshirojmë të integrohemi. Pastaj e kemi edhe shkollën shqipe që funksion dhe deri para dy vitesh kemi qenë shumë mirë, kemi pasur katër klasa, por ne nganjëherë ne kemi problem me madhësinë tonë dhe merremi me gjëra të paqena, ne merremi me emrin e personit, nuk merremi me vlerën. Kjo ka ardhur si ndikim dhe janë mbyllur tre klasa dhe sot kemi vetëm një klasë. Është për me vajtuar kjo sepse Kantoni i ofron të gjitha mundësitë. Jam përfaqësues i shkollës shqipe dhe Kantoni i Neuchatelit i ofron klasat dhe e jona është vetëm më i sjellë fëmijët. Këshilli i prindërve ua ofron edhe librat, prindi duhet me e sjellë fëmijën me një çantë dhe një laps, me fletore melibra krejt ua ofrojmë ne. Mësuesen e paguan Këshilli i Prindërve, kemi bërë një kontratë se ne bashkëpunojmë me LAPSh-in, por fakti është se njerëzit tanë nuk e kanë kuptuar drejt që është e mirë për fëmijën e tyre dhe për vetveten por jemi këtu ku jemi. Është e kundërta e kësaj sepse janë bërë studime nga doktor shkencash dhe një doktor shkencash nga Bazeli ka bërë një punim Doktorature në këtë temës sidomos për ne shqiptarët dhe del se fëmijët të cilët e kanë ndjekur mësimin në gjuhën e prindit, në klasat e larta kanë dalë shumë të suksesshëm. Ne e shohim të kundërtën, aspak mësimi shqip nuk e pengon mësimin ditor frëngjisht por i ndihmon asaj. Kam një rol si ndërmjetësues psikologjik të fëmijët me probleme socio profesionale si quhet, në nivel të Kantonit. Gjithmonë e shohë që ata fëmijë që sot kanë probleme vijnë, ndërsa të gjithë ato fëmijë që kanë ardhur në shkollën shqipe dhe vijnë në vallëzim të rregullt janë shumë të avancuar në shkollën normale. Vullnetin e kanë më të madh, prindërit janë gjithmonë me ta, shoqëria iu ofron mundësi për me u ekspozuar ata. Gjithë potencialin e kanë. Sot e kemi Shoqatën e Studentëve Shqiptarët të Neuchatelit që deri në vitin 2000 shumë kolegë të mi zviceran thonë se gjitha komunitet jemi, veç shqiptarë ska. Sot shoqatën e kemi dhe kemi dy profesor që japin mësim në Fakultetin e Neuchatelit që janë shqiptarë. Pengesat nuk janë dhe askush nuk të jep nëse nuk kërkon. Unë jam një vullnetar që dua të jap një kontribut timin në atë vendin ku jam dhe në këtë formë e marr edhe komunitetin me veti dhe bashkërisht shkojmë aty ku duhet me u ekspozu dhe fundja interesi jonë është më i madhi se ne jemi mysafir dhe po që se ti nuk e kërkon si mysafir në shpi të huaj nuk bëhesh zot shpie. Këta na e kanë dhënë një mundësi që edhe në shtëpinë e tyre të bëhemi zot shpie, e jona është me çdo kusht në këtë drejtim me shkuar”, u shpreh Belul Bajrami.

Kryetari i Komunitetit Shqiptar në Kantonin e Neuchatelit, thotë se shkolluar dhe zhvilluar këtu sepse realiteti është i tillë.

“Duhet ta shohim realitetin, ne duhet të angazhohemi këtu deri sa na jepet mundësia deri sa shoqëria vendase na pranon si qytetarë të barabartë. Jam edhe udhëheqës i Komisionit për natyrizim në komunën ku jam, personat që i marrin pasaportat vijnë dhe i marrim në pyetje. Shihet qartë aty se jo vetëm ne shqiptarët, por gjitha komunitetet e kanë të njëjtin problem, janë as atje e as këtu dhe në moment të fundit thonë me mirë të ofrohemi këtu. Ne e kemi fatin që e jemi në Zvicër, është një vend shumë i qetë, një vend që na ka ofruar mundësi një shans na e ka dhënë të jetës. Nuk do të thotë që ne nuk duhet punuar për vendin tonë, përndryshe po që se ne rritemi këtu, shkollohemi dhe zhvillohemi si këtu shumë më lehtë mund me i ndihmuar dhe mundet me na e pa hajrin edhe ata. Jo me thënë ditën këtu e natën dua të shkoj atje. Këtë ëndërr duhet nga pak me e thyer se fëmijët tanë çdo ditë e më tepër po na tregojnë se ideja është të rritemi këtu, të ndërtojmë këtu, të zhvillohemi si shoqëri të mos u japim shansin ta bëjnë dallimin të jemi të barabartë në të gjitha nivelet e jetës. Flas për Kantonin ku jam se shqiptarët e kanë treguar veten edhe plus shoqëria e vendit na ka pranuar si qytetar të barabartë”, theksoi ekskluzivisht për RTV Syri Blue, Kryetari i Komunitetit Shqiptar në Kantonin e Neuchatelit, Belul Bajrami.

Intervistën me Belul Bajramin e ka realizuar Moderatori, Avdulla Muretzi.

RTV Syri Blue

Articles similaires

Nouveau cours parents-enfants

Bienvenue dans notre cours de full contact pour enfants et parents ! Si vous cherchez une activité physique et mentale stimulante à faire ensemble, vous êtes au bon endroit.

SÉMINAIRE SELF DEFENSE AVEC et SANS FRAPPES GRACIE JIU JISTSU & THAING BANDO

SÉMINAIRE SELF DEFENSE AVEC et SANS FRAPPES GRACIE JIU JISTSU & THAING BANDO SAMEDI 4 MARS 2023 de 16:00 à 19:00 Séminaire de 3h par Maître JESUS VAZQUEZ RIVERA Organisé et accompagné par Maître BELUL RA RAM] . BENI Adressé à tous les pratiquants d'arts martiaux et agents de sécurité

SÉMINAIRE LETHWEI BANDO* KICK BOXING

SÉMINAIRE LETHWEI BANDO* KICK BOXING AKAS: POINGS, PIEDS, COUDES, GENOUX ET CONTRES SAMEDI 25 FÉVRIER 2023 de 16:00 à 19:00 Séminaire de 3h par Maître JESUS VAZQUEZ RIVERA Organisé et accompagné par Maître BELUL BAJRAMI - BENI Adressé à tous les pratiquants d'arts martiaux et agents de sécurité

Les avantages de la pratique des arts martiaux en fonction de l’âge

Les arts martiaux peuvent apporter de nombreux avantages à tout âge, mais les bénéfices peuvent varier en fonction de la tranche d'âge. Voici comment la pratique des arts martiaux peut être bénéfique pour les différentes tranches d'âge

Comment éviter les blessures en pratiquant les arts martiaux

Les arts martiaux peuvent être une activité excitante et bénéfique pour la santé, mais il est important de prendre les mesures nécessaires pour éviter les blessures.

Les bienfaits des arts martiaux pour les enfants hyperactifs

La pratique des arts martiaux peut aider à améliorer leurs compétences en matière de concentration, de contrôle de l’impulsivité et de canalisation de leur énergie.