Në Neuchatel u mbajt manifestim ku u ndanë çmime për arritje për artistët dhe sportistët

Neuchatel, me 9 nëntor 2015
Në Neuchatel të Zvicrës u mbajt manifestim kulturoro-sportiv, ku u ndanë u ndanë çmime dhe u vlerësuan arritjet e sportistëve e klubit të Kick-Boxit Neuchatel të cilën e udhëheq Belul Bajrami dhe anëtarët e Ansamblit Kulturoro Artistik “Mërgimi”, të cilën e udhëheq koreografi Burim Hasani.

“Tani e disa vite në kuadër të shkollës së Kick-Boxit dhe karate-kontaktit për fëmijë është bërë një kulturë ku bëjmë një projekt angazhimi me fëmijët të cilët për 6 muaj marrin rolin e trajnerit dhe në fund të stërvitjes bëhet vlerësimi nga të pranishmit mbi kriteret që kemi vendosur si vijon: Pedagogjia e punës, koordinimi i lëvizjeve /trupit të atletit/, teknika, lidhshmëria e gjesteve apo katat në veprim, përgatitja fizike si dhe disiplina gjatë stërvitjeve. Nga kjo në fund trajneri kryesor dhe ndihmësi im bëjnë notimin dhe japim rezultatin për tre më të mirët e gjithë pjesëmarrësit dekorohem me medalje. Anëtarët e Mërgimit po ashtu janë të kyçur në projekt dhe atyre u jepet çmimi për angazhimin vjetor në manifestime kudo si në kanton dhe jashtë tij. Në fund organizojmë tryezë të rrumbullakët me prind, fëmijë dhe autoritetet politike dhe shoqatat karitative si përfaqësues të zyrës për integrime. Temë debati ishte: Kanalizimi i dhunës në kuadër të angazhimeve sportive dhe artistike të të rinjve e po ashtu edhe të rriturve si dhe integrimin në shoqërinë pjesë e së cilës jemi edhe ne. Po ashtu kësaj here kishim edhe një ekspozim mbi lojërat me video/ playsteishen/, që elaboroi profesori i universitetit të Neuchatelit. Ndjeshmëria si dhe lidhja e tepruar deri në patologji e të rinjve apo edhe kronike me lojërat kompjuterike, ana sociale dhe ruajtja e familjes. Kjo është formë e manifestimit ku gërshetohen sporti, arti, integrimi, politika dhe socialja janë prioritet i komunitetit shqiptar i Neuchâtelit”, tha për RTV Syri Blue, Belul Bajrami kryetar i klubit Kick-Boxit në Neuchatel.

Ansambli Kulturoro Artistik “Mërgimi”, aktivitetin dhe përgatitjet i realizon në sallën e Kick-Boxit në Neuchatel, tash e 13-të vite.

K.S SYRI BLUE

 

Articles similaires

Nouveau cours parents-enfants

Bienvenue dans notre cours de full contact pour enfants et parents ! Si vous cherchez une activité physique et mentale stimulante à faire ensemble, vous êtes au bon endroit.

SÉMINAIRE SELF DEFENSE AVEC et SANS FRAPPES GRACIE JIU JISTSU & THAING BANDO

SÉMINAIRE SELF DEFENSE AVEC et SANS FRAPPES GRACIE JIU JISTSU & THAING BANDO SAMEDI 4 MARS 2023 de 16:00 à 19:00 Séminaire de 3h par Maître JESUS VAZQUEZ RIVERA Organisé et accompagné par Maître BELUL RA RAM] . BENI Adressé à tous les pratiquants d'arts martiaux et agents de sécurité

SÉMINAIRE LETHWEI BANDO* KICK BOXING

SÉMINAIRE LETHWEI BANDO* KICK BOXING AKAS: POINGS, PIEDS, COUDES, GENOUX ET CONTRES SAMEDI 25 FÉVRIER 2023 de 16:00 à 19:00 Séminaire de 3h par Maître JESUS VAZQUEZ RIVERA Organisé et accompagné par Maître BELUL BAJRAMI - BENI Adressé à tous les pratiquants d'arts martiaux et agents de sécurité

Les avantages de la pratique des arts martiaux en fonction de l’âge

Les arts martiaux peuvent apporter de nombreux avantages à tout âge, mais les bénéfices peuvent varier en fonction de la tranche d'âge. Voici comment la pratique des arts martiaux peut être bénéfique pour les différentes tranches d'âge

Comment éviter les blessures en pratiquant les arts martiaux

Les arts martiaux peuvent être une activité excitante et bénéfique pour la santé, mais il est important de prendre les mesures nécessaires pour éviter les blessures.

Les bienfaits des arts martiaux pour les enfants hyperactifs

La pratique des arts martiaux peut aider à améliorer leurs compétences en matière de concentration, de contrôle de l’impulsivité et de canalisation de leur énergie.