Pse kosovarët të trajtohen ndryshe në raport me pjesëtarët tjerë të ish- Jugosllavisë!?


 

Ndonëse ata janë pjesë integruese e shoqërisë zvicerane, në disa segmente trajtohen ndryshe, tha në debatin e organizuar në Neuchâtel me përfaqësuesit e spektrit politik kantonal, me prani edhe të kandidatëve për deputet nacional.- Tema trajtimi edhe integrimi i komunitetit shqiptar në kanton si dhe problematika e sigurimeve sociale Kosovë- Zvicër dhe çështja e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës

Teksti e fotot : Rexhep Rifati

Si asnjëherë më parë, pjesëtarët e komunitetit tonë në Zvicër, janë bërë pjesë aktive e debateve në periudhën paraelektorale në prag të zgjedhjeve nacionale në Zvicër. Madje kjo periudhë po shfrytëzohet edhe për trajtimin e problemeve me të cilat ballafaqohen shqiptarët në këtë vend, ku edhe ata janë pjesë relativisht dinamike e kësaj shoqërie, pasi tashmë një pjesë e madhe e shqiptarëve kanë edhe shtetësi të dyfishtë.

Një aktivitet i kësaj natyre u zhvillua edhe me 17 shtator edhe në qytetin e Neuchâtelit, ku morën pjesë përfaqësuesit e mbarë spektrit politik, kandidatë për parlamentin nacional. Prezantimin dhe moderimin e debatit e bëri profesoresha, Drita Kelmendi, e cila ishte edhe koordinatore e debatit.

Penalistët nga spektri i gjerë politik

Penalistët të partive politike ishin: Martine Docourt – Kryetare e grupit socialist në parlamentin Kantonal si dhe kandidate për dhomën e senatorëve në Bernë; nga radhët e Vert’ libéraux , Mauro Moruzzi – Kryetar i Partisë së Gjelbërt Liberale, aktualisht deputet në parlamentin kantonal si dhe kandidat në parlamentin federal si dhe dhomën e senatorëve. Ndërkaq Vert/partia e të gjelbërve përfaqësohej nga Fabien Fivaz, kandidat në dhomën e senatorëve Bernë, ndërsa CADMOS nga Fréderic Marti, Kandidat në parlamentin federal si dhe dhomën e senatorëve në Bernë; Liste du Vote Blanc/ lista e votës së bardhë/ nga Thomas Wroblevski – kandidat për parlamentin federal si dhe dhomën e senatorëve Bernë; POP, Sarah Blum – kandidate për dhomën e senatorëve Bernë dhe PLR , Andreas S. Jurt – kandidat për parlamentin federal si dhe dhomën e senatorëve Bernë, ndërsa që përfaqësuesit e UDC, ndonëse ishin ftuar, nuk kishin ardhur.

Të pranishëm, në sallën e sportit që drejtohet nga Belul Bajrami, aktualisht kryetar i Bashkësisë Shqiptare dhe i Shoqatës kulturo-artistike “Mërgimi”, po ashtu i angazhuar në politikën kantonale e aktualisht në pozitën e Nënkryetarit të kuvendit komunal në komunën e La Tènit, njëherësh nënkryetar i partisë Socialiste në po atë komunë.

Në tubim pas një mirëseardhje që ua drejtoi të pranishmëve, Belul Bajrami, elaboroi mbi gjendjen aktuale të shqiptarëve në këtë kanton, me theks te veçantë në angazhimin e tyre qytetar në këtë kanton.

Ndërkaq, për prezantimin e Federatës së të huajve FéNeCi, foli kryetari i saj Gianfranco de Gregorio me origjinë Italiane, pasi kjo federatë është bartëse e projektit në agjendën dhe idenë e së cilit u organizua edhe ky debat me moton «Unë jetoj këtu dhe marr pjesë», ku shqiptarët e Neuchâtelit janë bashkëthemelues të kësaj federate ndërsa Belul Bajrami është bartës i këtij projekti kantonal 1-vjeçar, të financuar nga Federata e shtetit Zviceran për migracion dhe integrim në Bernë.

Tema me interes edhe për komunitetin tonë

Komunitetit shqiptar ju përgjigj ftesës për debat me penalistët prezent në numër dhe interesimi i tyre për temat ishte i madh e frytdhënës, pasi që shumica e kandidatëve prezent nuk ishin në ngjarje të plot me problemet që shqiptarët e Kosovës ç’do ditë ballafaqohen dhe shpesh janë edhe pengesë në rrugëtimin e tyre drejt integrimit të mirëfilltë e me theks të veçantë në integrimin profesional të tyre në këtë kanton të Zvicrës.

Edhe pse kantoni i Neuchâtelit njihet si kanton në të cilin të huajt i gëzojnë më shumë se kudo në Zvicër të drejtat e tyre dhe integrimi është shembull jo vetëm në Zvicër, e si kanton edhe si model në Evropë, prapëseprapë në praktikë njerëzit të ardhur sidomos nga vendet e treta si i quajnë në zhargonin politik e administrativ ku edhe Kosova merr pjesë, ngecjet janë të shumta, si dhe një diskriminim mjaft i dukshëm. Kjo doli në pah edhe gjatë këtij debati.

Mos njohuri për sigurimet shoqërore

Sa i përket pyetjeve rreth sigurimeve sociale mes Kosovës dhe Zvicrës penalistët u treguan jo mirë të informuar e posaçërisht, edhe pse ato ishin prezentë mes Kosovarëve dhe Zvicrës, doli si konkluzion çështja e sigurisë dhe korrupsioni i lartë në Kosovë janë si pengesë e mundshme dhe reale që shteti zviceran e anuloi të drejtën e marrëveshjes që kish atë kohë ish-Jugosllavia, ndera që të gjitha shtetet tjera të dala nga ajo vazhduan implementimin e marrëveshjes e vetëm Kosova u dënua. E më së shumti shqiptarët e Kosovës të cilët punojnë e jetojnë në Zvicër.

Qytetarët e Kosovës të pabarabartë në raport me të tjerët nga ish- Jugosllavia

Nga Komuniteti i shqiptareve të kantonit ju bë ftesë të gjithë kandidatëve të jenë mbështetës të fortë në rregullimin e kësaj problematike që s’ka emër tjetër veç si masë diskriminuese për qytetarët kosovarë, si jo të barabartë me kombet tjera që veprojnë e punojnë në Zvicër.

Po njashtu edhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve Kosovar shumica e penalistëve s’kishin njohuri se vetëm Kosova ka ngelur si një oazë pikë e zezë mes Evropës dhe qytetarët e saj s’kanë të drejtë lëvizjeje të lirë por atyre u duhet viza kudo dhe për ti marr ato duhet kohë dokumente si dhe para të mëdha.

Po njashtu nga penalistët pjesëmarrës ishte mësim i mirë dhe ata u zotuan se do të jenë zë i fuqishëm në arritjen e marrëveshjeve për zhdukjen e barrikadave për qytetarët e Kosovës.

Para se të përfundojë debati, të pranishmëve ju prezantua përmes video-projektorit mënyra e të votuarit në Zvicër si dhe format apo alternativat që qytetarit ja ofron demokracia direkte në angazhimin qytetar.

Në fund të pranishmëve komuniteti shqiptar ju shtroi një tavolinë të përgatitur me ushqime dhe pije freskuese nga kuzhina shqiptare. Tubimi u përmbyllë me disa pika artistike me muzikë të lehtë shqiptare nga orkestra e Skender Kelmendit në përcjellje të Fatjona Hasanit dhe të vogëlushes Eliza Kelmendi. Patëm rastin që edhe në këtë tubim të takojmë familje që i kushtojnë rëndësi të veçantë shkollimit të fëmijve të tyre, apo përfshirjes së mësimin plotësues shqip si dhe në vetë shoqërinë “Mërgimi”, e cila është pjesë e manifestimeve të shumta shqiptaro-zvicerane në këtë anë.

Articles similaires

Nouveau cours parents-enfants

Bienvenue dans notre cours de full contact pour enfants et parents ! Si vous cherchez une activité physique et mentale stimulante à faire ensemble, vous êtes au bon endroit.

SÉMINAIRE SELF DEFENSE AVEC et SANS FRAPPES GRACIE JIU JISTSU & THAING BANDO

SÉMINAIRE SELF DEFENSE AVEC et SANS FRAPPES GRACIE JIU JISTSU & THAING BANDO SAMEDI 4 MARS 2023 de 16:00 à 19:00 Séminaire de 3h par Maître JESUS VAZQUEZ RIVERA Organisé et accompagné par Maître BELUL RA RAM] . BENI Adressé à tous les pratiquants d'arts martiaux et agents de sécurité

SÉMINAIRE LETHWEI BANDO* KICK BOXING

SÉMINAIRE LETHWEI BANDO* KICK BOXING AKAS: POINGS, PIEDS, COUDES, GENOUX ET CONTRES SAMEDI 25 FÉVRIER 2023 de 16:00 à 19:00 Séminaire de 3h par Maître JESUS VAZQUEZ RIVERA Organisé et accompagné par Maître BELUL BAJRAMI - BENI Adressé à tous les pratiquants d'arts martiaux et agents de sécurité

Les avantages de la pratique des arts martiaux en fonction de l’âge

Les arts martiaux peuvent apporter de nombreux avantages à tout âge, mais les bénéfices peuvent varier en fonction de la tranche d'âge. Voici comment la pratique des arts martiaux peut être bénéfique pour les différentes tranches d'âge

Comment éviter les blessures en pratiquant les arts martiaux

Les arts martiaux peuvent être une activité excitante et bénéfique pour la santé, mais il est important de prendre les mesures nécessaires pour éviter les blessures.

Les bienfaits des arts martiaux pour les enfants hyperactifs

La pratique des arts martiaux peut aider à améliorer leurs compétences en matière de concentration, de contrôle de l’impulsivité et de canalisation de leur énergie.